Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur se kohët po ndryshojnë dhe se nga një shtet i persekutuar dhe i shtypur, Kosova shumë shpejt mund të konsiderohet jo më një vend i varfër.
Sipas Mustafës, sot jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë.
“Institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër. Një cilësim më pak në fjalorin tonë politik; një argument më shumë për pozitivizëm”, – përfundon komentin e tij në Facebook kryeministri./tesheshi.com/