Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas hedhjet së gazit në Kuvendin e Kosovës nga opozita.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punën pavarësisht hedhjes së gazit.
Sipas tij, opozita nuk po ofron alternativ dhe po kërkon zgjedhje.
Ai ka thënë se Kuvendi nuk është vendi ku do të rrëzohet kjo Qeveri.
“Ata (opozita) janë duke e dëmtuar një investim historik, ai është shteti ynë, Republika e Kosovës. Ftoj dhe një herë opozitën për dialog të hapur, që është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Dua të ritheksoj se çdo veprim i tillë që pengon funksionimin e Kuvendit është i dëmshëm. Kuvendi është i vendosur të vazhdojë punën e tij në interes të vendit. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendin në të cilin do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Do të respektohen të gjithë, unë prapë e ftoj opozitën të merr pjesë në dialog, askush nuk duhet të largohet nga përgjegjësia. Seancat do të mbahen derisa deputetët të kërkojnë, gjersa deri kur do të vazhdojmë në këtë mënyrë, unë i kisha pyet opozitën që nuk po pranoj debat, cili është opsioni i tyre”, ka deklaruar Veseli. /tesheshi.com/