Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kriza politike në Gjermani: dyshimet që gërryejnë popullaritetin e Merkel-it

by te Sheshi
05/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kriza politike në Gjermani: dyshimet që gërryejnë popullaritetin e Merkel-it

German Chancellor Angela Merkel arrives for a military welcome ceremony for the President of the Philippines, Benigno S. Aquino III. at the chancellery in Berlin, Germany, Friday, Sept. 19, 2014. (AP Photo/Michael Sohn)

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel përballet me një stuhi politike nga ana e opozitës në lidhje me vendimin e saj të guximshëm për të mirëpritur me qindra mijë refugjatë nga Siria e gjetkë, ajo ka nevojë për aleatë, të tillë si Martin Patzelt.

sass-1-HA-HA-13-07-15-LOKALES-1-zghpicif-2117662266

Një deputet i thjeshtë në parlamentin gjerman, Bundestag, Patzelt beson kaq fuqishëm se “të drejtat e njeriut janë universale” saqë ai mori dy refugjatë nga Eritrea në shtëpinë  e tij në Frankfurt an der Oder, një qytet i vogël pranë kufirit polak. Admirues i papa Franceskut, të cilin e thërret miku im, Patzelt i takoi refugjatët në kishë dhe shpresoi se nisma e tij do të ndihmonte në largimin e polarizimit dhe armiqësisë ndaj refugjatëve.

Sikundër Merkel, kolegu kristiandemokrat, Patzelt u rrit nën regjimin komunist në Gjermaninë Lindore dhe për këtë arsye, ndoshta, ai ndan me të të njëjtin instikt për të drejtat e njeriut. Por, edhe pse një admirues i kancelares dhe motos së saj, “Mund t’ia dalim”, edhe Patzelt tashmë mendon se ajo duhet të adresojë probleme të mëdha praktike që ka krijuar politika e saj.

“Merkel nuk duhet të thojë vetëm “po, ne mundemi”, vë në dukje ai, “Ajo duhet të thojë gjithashtu çfarë, kur dhe ku”.

Papritur, liderja demokratike më e qëndrueshme në Europë përballet me krizën më serioze politike të dhjetëvjeçarit të saj në detyrë. Me hapjen e kufijve për atë që një zyrtar gjerman e përcaktoi si  “marshim biblik” të refugjatëve, Merkel ka krijuar edhe një seri paradoksesh.

Nga njëra anë, gjermanët janë thellësisht krenarë për përgjigjen e tyre ndaj emigrantëve kur me dhjetëra e mijëra u mobilizuan për t’i mirëpritur ata në stacionet e trenave, shkolla e palestra e madje, edhe godina të pabanuara. Shteti dhe qeverisja lokale e mbajtën këtë barrë të madhe.

Por, shkëndijat e fillimit të kësaj krenarie kombëtare tashmë po errësohen nga dyshimet dhe, në disa raste, edhe nga zemërimi. Problem më imediat për Merkel është ai që identifikohet nga Patzelt: së fundmi, më shumë se 1 milionë refugjatë është shifra që pritet të përmbyllë vitin në Gjermani, popullsia e së cilës është gati 82 milionë banorë.

Edhe simpatizantët e Merkel vrasin mendjen nëse vendi do të jetë në gjendje të absorbojë kaq shumë njerëz si dhe për mundësinë e strukturave administrative, të ndërtuara me shpejtësi e detyrim, për të përballuar ardhjet e reja.

Problemi i saj politik është brenda për brenda partisë, Unionit Kristian-Demokratik dhe sidomos me partnerët bavarazë më konservatorë, CSU-në.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, e vuri Merkelin përballë përgjegjësisë kur ajo mori pjesë në konferencën partiake të CSU-së, muajin që kaloi. Ai e cilësoi politikën e Merkelit për refugjatët si “gabim” dhe apeloi për restaurimin e sundimit të ligjit duke folur edhe për “krizë ekzistenciale për koalicionin CDU-CSU”.

Norbert Röttgen, kristiandemokrati që kryeson Komitetin e Çështjeve të Jashtme të Bundestagut, tha në një intervistë se Merkel “shihet nga një pjesë e madhe si përfaqësimi i një politike të gabuar” dhe që “CDU është në një rrezik të vërtetë të humbjes së një të tretës së votuesve”.

Röttgen dhe politikanë të tjerë të CDU-së i tremben dezertimeve drejt partisë së krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila, sikundër edhe parti të krahasueshme me të në Francë e Britani, është pozicionuar fuqishëm kundër refugjatëve. Në një konventë të fundit të kësaj partie, bashkëkryetari i saj, Frauke Petry e talli kancelaren duke sjellë sloganin e saj. “Merkel, largohu! Ti mund t’ia dalësh”, tha ai. Politikanët e CDU-së do të vëzhgojnë nga afër rezultatet e zgjedhjeve në tre shtete marsin e ardhshëm për të parë nëse Alternativa për Gjermaninë do të rrisë mbështetjen në dy shifra.

Por Merkel ka arritur të mbijetojë kaq gjatë për një arsye. Ajo po përshtatet me realitetet e reja politike, dhe një marrëveshje të re të Bashkimit Europian që ofron 3.2 miliardë dollarë ndihmë Turqisë për të strehuar refugjatët, që mund të ngadalësojë fluksin në Gjermani. Pa u zmbrapsur nga politika e saj e dyerve të hapura, Merkel ka vënë në dukje limitet.

Për më shumë, nuk ka asnjë zëvendësues të dallueshëm për Merkelin brenda partisë dhe qasja e saj ka një mbështetje të fortë nga e majta e qendrës, socialdemokratët, pjesë e koalicionit të madh qeverisës si dhe nga të Gjelbrit në opozitë. “Duket se Merkel po merr më shumë mbështetje për politikën e saj të refugjatëve nga të Gjelbrit sesa nga partia e vet”, thotë Johannes Grün, këshilltar i lartë i partisë ambjentaliste në parlament.

Kjo pikë vihet në dukje edhe nga Stefan Liebich, parlamentar i partisë së Majtë që gjithashtu, mbështet Merkelin për refugjatët. “Eshtë një situatë vërtet e çuditshme”, thotë ai, “Angela Merkel po na habit të gjithëve”.

Të vësh bast kundër Merkelit rrallë të nxjerr fitues. Por, kundërshtia e ngritur nga kriza e refugjatëve mund të lërë shenja afatgjata në politikën gjermane. Një zyrtar gjerman vuri në dukje se ndërsa politika amerikane po polarizohet përgjatë 15 vjetëve të fundit, partitë kryesore në Gjermani, e sidomos vetë Merkel, e kanë vendosur drejtpeshimin në qendër. Emigracioni, thotë ai, është një nga çështjet e pakta që ndan vendin përgjysmë dhe mund ta dërgojë Gjermaninë drejt një polarizimi të ngjashëm me atë të amerikanëve.

Për Merkelin, nga natyra një ndërtuese e kujdesshme e konsensusit, kjo nuk ishte asnjëherë domethënia e motos së saj të guximshme dhe bujare: “Mund t’ia dalim”. Ajo ka nevojë për të bashkuar mençurinë  politike me kurajon.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Related Posts

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë
Bota & Rajoni

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Al Clasico” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Next Post
E gjithë bota mblidhet për të qenë pranë fëmijës më të vetmuar në planet

E gjithë bota mblidhet për të qenë pranë fëmijës më të vetmuar në planet

Serbi Petrushiç: Po t`i përdornin maqedonasit snajperët e mi siç duhej, e gjithë UÇK-ja do të shuhej! (video)

Serbi Petrushiç: Po t`i përdornin maqedonasit snajperët e mi siç duhej, e gjithë UÇK-ja do të shuhej! (video)

Pse u zbut Ilir Meta dhe si përkthehet fraza e koduar e Koço Kokëdhimës për kryeministrin e 2017-ës

Pse u zbut Ilir Meta dhe si përkthehet fraza e koduar e Koço Kokëdhimës për kryeministrin e 2017-ës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni