Presidenti i Bashkimit Afrikan, presidenti senegalez Macky Sall dhe kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, kanë shprehur shqetësimin për raportet që vijnë nga Ukraina.
Shumë qytetarë të vendeve afrikane që kanë jetuar në Ukrainë, kanë studiuar ose punuar, janë penguar të përpiqen të largohen nga vendi.
Shtetasi nigerian Osarumen, baba i tre fëmijëve, i cili u ankua se zyrtarët i kërkuan që t’i dorëzonte vendet e tij dhe të familjes së tij në një autobus refugjatësh ukrainas, shoferi dhe ushtarët e armatosur i përmendën “mosudhëtim për zezakët” si arsye.
“Kam vite që jam aktivist, por nuk kam parë diçka të tillë. Kur shikoj njerëzit që po na pengojnë të shpëtohemi, shoh pashpirtësinë dhe racizmin në sytë e tyre. Kjo nuk po ndodh vetëm me afrikanët, por edhe me indianët, arabët dhe sirianët. Diçka e tillë është e papranueshme,” tha Osarumen.
26-vjeçarja nga Zimbabveja, Korrine Sky, një studente mjekësie, pati një përvojë të ngjashme. Ajo u tha gazetarëve se në pikat e kontrollit, ku kishte ardhur për të ikur nga lufta, ishte kërcënuar për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Sipas saj, ajo shkoi me makinë deri në kufirin me Rumaninë, ku ende pret të hyjë në atë vend, sepse ukrainasit besojnë se kanë të drejtën e përparësisë në arratisje.
Një deklaratë nga Bashkimi Afrikan tha se ky ishte diskriminim i papranueshëm dhe se këto raste, nëse janë të vërteta, ishin racizëm tronditës dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar. /tesheshi.com/