Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptovalutës “Libra” e cila është zhvilluar nga Facebook, pasi sipas vlerësimeve të ekonomistëve, ajo kërcënon “sovranitetin monetar”.
“Dua të jem absolutisht i qartë: në këto kushte, nuk mund të autorizojmë zhvillimin e “Libra-s” në tokën evropiane,” tha ministri i financave, Bruno Le Maire, në një konferencë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Facebook zbuloi planet e veta për kriptovalutën Libra në Qershor, një njoftim ky që u prit me shqetësim nga qeveritë por edhe nga kritikët brenda vet kompanisë.
Reputacioni i rrjetit social është dëmtuar kohët e fundit nga roli i tij në përhapjen e informacionit të rremë dhe videove që mbështesin dhunen.
Libra është krijuar për të shmangur lëkundjet e egra të valutës Bitcoin dhe monedhave të tjera kripto. Pritet që ajo të lansohet në gjysmën e parë të vitit 2020. /tesheshi.com/