Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 137 vite burg për 9 të pandehurit, që akuzohen si të përfshirë në “bandën e vrasësve me pagesë” dhe heqje lirie përjetë për të cilësuarin kapo të saj, Admir Tafilin.
Tafili, që ndodhet në burg për vrasje, dhe i penduari Kristi Pine, nuk kanë qenë në seancë.
Vetëm 4 prej të akuzuarve ishin të pranishëm në gjyq, dy prej tyre të mbyllur në kafazin e xhamit.
Në fund të seancës, kur gjykatësi ka shqiptuar dënimin, kur pritej edhe ndonjë lutje apo lot nga të akuzuarit, dy të pandehurit në kafaz Elson Merdani, i dënuar me 35 vite burg dhe Dritan Peksani, me 25 vite burg kanë ironizuar vendimin duke duartrokitur, raporton BW.
Ata janë larguar më pas nga seanca duke buzëqeshur. /tesheshi.com/