Një kujdestar italian që ndihmon të moshuarit ka pranuar se ka vrarë të paktën katër persona për të cilët kujdesej duke e tepruar me ilaçe, pra mbidozuar, raporton Corriere della Sera.
Sipas raportimeve, 48-vjeçari ka kontaktuar policinë për të dhënë një rrëfim i shoqëruar nga një avokat, pa bërë të ditur më parë qëllimin e tij. Vdekja e tyre nuk ngriti asnjë dyshim.
Burri, i cili tani është në paraburgim në pritje të një hetimi, tha se e bëri atë për t’u kursyer atyre njerëzve dhimbje dhe vuajtje të mëtejshme. Viktima e tij më e madhe ishte 96 vjeç.
Burri, i cili nuk kishte trajnim mjekësor, punoi për më shumë se 10 vjet si kujdestar për të moshuarit në shtëpitë e tyre, sipas raportit.
Ai u raportua se ishte kujdesur për rreth 30 persona dhe jetonte me disa prej tyre gjatë asaj kohe.
Policia italiane po heton tashmë nëse mund të ketë raste të tjera të dyshimta. Ai u citua t’i kishte thënë policisë: “Më ndihmoni të ndaloj vrasjen”.