Në një panair çokallatash në Obido të Portugalisë, u prezantua ajo që konsiderohet si çokollata me e shtrenjtë në botë, e që për këtë arsye është përfshirë dhe në Guinnes. Ajo kushtin 7,728 euro copa.
Por çfarë ka ajo, flori? – siç thotë dhe populli në të tilla raste
Po, aty përveç përbërësve të ardhur nga Madagaskari, si shafran, zhardhok kërpurdhash, vanilje etj., ka dhe një shtresë ari përsipër e sajuar për t’u ngrënë së bashku me përbërësit. Mbi të gjitha, siç tha dhe krijuesi i saj, Daniel Gomes, çokollatë ka dhe formë diamante. Ndërsa kutia e saj ku është vendosur, është zbukuruar me 5,500 kristale Sëarovski.
Tani, gjithë dilema është nëse kjo çokollatë mund të hahet? /tesheshi.com/