Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kreu të rinjve të BESA-s në Maqedoni: Bashkëkombas, mësojeni pse jemi në politikë…

by te Sheshi
14/03/2016
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Kreu të rinjve të BESA-s në Maqedoni: Bashkëkombas, mësojeni pse jemi në politikë…

Lëvizja BESA, një forcë e re politike e shqiptarëve të Maqedonisë e cila po imponohet fuqishëm me një performancë të veçantë në politikëbërje, me më shumë sharm, vetëdije dhe vizion, po që ka dhe një forum rinor tejet aktiv.

Kreu i këtij forumi, Daim Luçi, thotë se rinia dhe e reja janë pjesë e natyrshme e kësaj lëvizeje.

Sipas tij, askush nuk është aty për të përfituar diçka, por për të kontribuuar për shumëçka; mbi të gjitha për një shoqëri me të dinjitetshme, ku shqiptarët e Maqedonisë të jenë ata që ëndërrojnë të jenë: jo qytetarë të dorës së dytë, të nëpërkëmbur e të harruar, por kolona vertebrore e shoqërisë, që do i japë Maqedonisë drejtecjen e duhur…

 Intervistoi: Mensur Krasniqi

daim luci

Së pari ju urojmë përzgjedhjen si kryetar i Forumit Rinor në Lëvizjen BESA. Të qënit në këtë pozitë, a ju bën të ndiheni me më shumë përgjegjësi?

Ju faleminderit për urimin. Në të vërtetë, ashtu siç është fryma e BESA-s, kjo detyrë është vetëm përgjegjësi dhe aspak privilegj. Të merresh me punë publike, të durosh edhe shpifje, ofendime dhe sharje nga më të ndryshmet, pa pasur asnjë përfitim material – siç e kanë ata të pushtetit – nevojitet një vullnet i fuqishëm, sepse ndryshe nuk ia vlen. Ndërkaq, nëse udhërrëfyes është ideali i mbështetur në vullnet, bëhet i parëndësishëm posti, sepse ai është vetëm një ngarkesë më shumë. Nuk di a është rrokur kjo në opinion, por BESA është lëvizje e shtyrë vetëm nga vullneti dhe këtu secili që merr pjesë, është vetëm një shërbëtor i popullit. Kështu i bie që kryetari i BESA-s të jetë kryeshërbetori i popullit dhe unë të jem kryeshërbetori i rinisë së BESA-s. Kaq. Asgjë më tepër. E thjeshtë në të thënë, por madhështore në të ndjerë dhe jetuar.

C’ju dallon nga të tjerët si forum rinor?

Ju sigurisht e keni vërejtur se së pari herë në skenën e politikës shqiptare forumi rinor i një partie është atipik. Ne kemi bërë aksione që janë parë për herë të parë në Maqedoni. Kemi përdor metoda të reagimeve urbane, kemi shfrytëzuar ironinë e sarkazmën, shpesh kemi pasur edhe aksione që janë pranuar mirë nga shqiptari i Maqedonisë.

Dhe, forumi rinor i BESA-s nuk është i këtillë vetëm në Shkup, porse aktivitete të këtilla rinore kemi që nga Kumanova e deri në Strugë. Ne duam ta sensibilizojmë shoqërinë shqiptare, dhe aq më shumë të riun shqiptar, se dimë dhe mund të bëjmë diçka të mirë për shqiptarin e Maqedonisë. Dhe kjo më duket se ka ndezur. Kemi pasur plot reagime pozitive dhe inkurajim, sepse në një shoqëri ku frika iu është  futur në shpirt të njerëzve, ironia dhe guximi rinor është shpresa e vetme dhe ne në fakt vetëm po e bëjmë detyrën tonë.

Cili është raporti i forumit me Kryesinë Qëndrore të lëvizjes?

Ne jemi të përfaqësuar në Kryesinë Qendrore të BESA-s me një anëtar, me kryetarin e Forumit Rinor, dhe zëri i të rinjve është gjithnjë i pranishëm aty. Në të vërtetë, meqë mosha mesatare e anëtarëve të BESA-s nuk e kalon moshën 40 vjeç, ne kemi me ta marrëdhënie miqësore, si miq e shokë, andaj aty kemi gjetur mirëkuptim dhe vesh që i kupton temat rinore. Deri tash jemi shumë të kënaqur nga kjo mbështetje.

T’i kthehemi zhvillimeve të fundit politike në  Maqedoni. U zhvilluar një takim së fundi mes ambasadorit amerikan Jess Baily dhe kryetarit të BESA-s, Bilall Kasami. Sinjali i mirë ky?

Unë nuk do të kisha spekuluar sa është e fuqishme ose jo, atë mund ta thonë vetë ata që e vizitojnë BESA-n, por e rëndësishme për ne është se komuniteti ndërkombëtar te Lëvizja BESA sheh një partner me të cilin mund të bashkëpunohet për avancimin e proceseve në vend.

Mendoj se ndërkombëtarët nuk janë viktima të propagandës së kundërshtarëve tanë dhe ata e dinë mirë se ato shpifje nuk vlejnë gjë. Dhe, duke vlerësuar përkushtimin tonë serioz dhe dinjitoz, që në Maqedoni vërtet të vijnë ditë më të mira, mendoj se bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar më së miri se në këtë vend po vjen në skenë një gjeneratë e re politikanësh pa hipoteka dhe pa afera. Në këtë frymë ne e falënderojmë faktorin ndërkombëtar për ndihmën e dhënë në demokratizimin e vendit dhe shpresojmë që kjo ndihmesë nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Me marrëveshjen e re të liderëve partiakë nën ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, u shtynë zgjedhjet, 24 prilli më 5 qershor. Shpresoni se në afat prej 2 muaj e gjysmë do të bëhet pastrimi i listave zgjedhore dhe rregullimi i çështjes së mediave si kusht për zgjedhje të lira dhe demokratike?

Nëse doni mendimin tim personal, unë dyshoj se do të mund të bëhet pastrimi i listës zgjedhore për një afat kaq të shkurtër. Njoftimet e përditshme për situata edhe komike me njerëz që “banojnë” në mënyrë fantome nëpër shtëpi të të tjerëve, janë dëshmi se punët kanë shkuar larg. Do të duhet një përpjekje më rrënjësore dhe më serioze që kjo listë të pastrohet, ndërsa edhe më e rëndësishme është tema e mediave. Në atë pikë edhe më vështirë lëviz procesi dhe krejt kjo kujtoj se mund të reflektohet edhe në qëndrimin përfundimtar se a janë pjekur kushtet për zgjedhje apo jo.

Për Lëvizjen BESA mbetet qëndrimi se ne do të marrim pjesë vetëm në ato zgjedhje për të cilat ekzistojnë garanci nga bashkësia ndërkombëtare se janë zgjedhje të drejta, demokratike dhe korrekte. Në të kundërtën, nuk jemi të interesuar ta legjitimojnë hajninë dhe manipulimin.

Tani pas shkarkimit të kryetarit të RDK-së, Vesel Memedi nga kryesia qendrore e partisë së tij, i cili deklarativisht kishte mbyllur dyert e bashkëpunimit me Lëvizjen BESA, është e mundur  që ju të formoni një koalicion me kryetarin dhe kryesinë e re të kësaj partie?

Këto zhvillime brenda RDK-së nuk kanë ndikuar asgjë në qëndrimin e Lëvizjes BESA përkitazi me bashkëpunimin e opozitës. Ato vetëm e dëshmuan se kush ka qenë shkaktari i pengesës për këtë bashkëpunim. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi të hapur për bashkëpunim opozitar, por për bashkëpunim parimor, e jo për shou televiziv. Ne kërkojmë partner opozitarë që bashkëpunimin nuk e nënkuptojnë vetëm si lista të përbashkëta zgjedhore, por partnerë që – para se të flasim për çështje teknike si listat – flasin për parimet: çfarë është ajo që na bashkon, cilat janë pikat që na unifikojnë këtë front, cilat janë synimet e pritura nga ai bashkëpunim, çfarë ndodhë me këtë bashkëpunim pas zgjedhjeve, me çfarë persona do të garojmë e kështu me radhë. Në këtë frymë jemi në gjendje të bisedojmë, me dallimin e vetëm se për temën e listave do të flasim vetëm kur të shpallen zgjedhjet. Në anën tjetër, që ta lehtësojmë bashkëpunimin opozitar, kemi iniciuar Këshillin Opozitar dhe atij ia kemi deleguar të drejtën që të bisedojë edhe në emrin tonë dhe të arrijë një gjuhë bashkëpunimi me spektrin opozitar.

Po me Lëvizjen e Selës?

E njëjta vlen edhe për këtë subjekt. Ne nuk kemi preferenca për ndonjë subjekt më shumë ose më pak. Janë parimet ato që duhet të respektohen dhe nuk ka asnjë pengesë reale. Ne nuk jemi të prirë të ndajmë të tjerët në “më pak të mirë” ose “më shumë të mirë”. Ne jemi parimorë dhe kështu duam ta perceptohemi. Sepse për neve politika nuk është në stilin “hidhja po të mundesh”, por është çështje serioze dhe ne nuk do të lejojmë të improvizojmë.

Në fund, për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të opinionit të gjërë, a mund t’ju përgjigjeni qartë 2 pyetjeve që një pjesë e popullatës kanë paragjykimet e tyre për Lëvizjen BESA si parti erdoganiste dhe parti fetare?

Në këtë pyetje jemi përgjigjur dhjetëra herë gjatë kohës sa jemi në skenë. Përgjigjja më e mirë është në pyetjen tuaj. Ato janë paragjykime dhe asgjë më shumë. Ndërsa paragjykimi është nëna e të ligave. Krejt çka jemi ne është thënë në dokumentet që i kemi prodhuar ne gjatë këtij viti dhe krejt ajo që nuk shkruan aty është vetëm shpifje dashakeqe e kuzhinave enveriste, e atyre që nuk gjejnë te ne afera si ato “Maxhar Telekom”, që nuk kanë për ne rrëfime të hidhura si rastet “Brodec”, “Sopot”, “Monstra” etj. Neve nuk na bëjnë përshtypje ato gjëra, sepse është e natyrshme që, kur njerëzit e tillë nuk kanë argumente, të shpifin. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
E papritur: Putin urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Siria

E papritur: Putin urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga Siria

Edhe Facebook si Snapchat

Edhe Facebook si Snapchat

Në Kosovë një patentë shoferi kushton katërfish më shtrenjtë se në New York

Në Kosovë një patentë shoferi kushton katërfish më shtrenjtë se në New York

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.