Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë takimit të parë të kësaj partie me strukturat e qarkut Shkodër u shpreh se PAA tashmë është një forcë politike me një kauzë të fortë, me të cilën të gjitha forcat e tjera politike në 25 vjet pluralizëm kanë dështuar.
Duka shtoi se PAA është pro hapjes së saj, duke ftuar këdo të bëhet pjesë e partisë, jo vetëm për tu rritur politikisht si një forcë politike, por edhe duke përfaqësuar fort interesat e qytetarëve shqiptarë në fusha të ndryshme si agro biznesi, mjedisi.
“Një pjesë e rëndësishme e kësaj force politike do të jenë gratë dhe të rinjtë, socializimi në zonat e thella, trajnime të ndryshme të të rinjve duke u rritur në numër”, – tha Agron Duka. /tesheshi.com/