Në një raport në Kuvend, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ofroi shifrat e ndëshkueshmërisë te pandëshkueshmëria e deridjeshme.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që ish-zyrtarë të lartë . Ndërkohë, në periudhën 2020 -2022 rezulton se në total nga SPAK janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, ku përfshihet ish-gjyqtarë, dhe ish-kryetarë bashkie”, tha ai.
Si problematike në punën e SPAK-ut, Dumani përmendi mosekstradimet dot nga Emiratet, aty ku krimi shqiptar ka “ngritur një fole”.
“Mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka vënë në vështirësi hetimet. Nuk kemi as edhe një të ekstraduar nga Emiratet”, tha ai. /tesheshi.com/