Kumi Naidoo e përshkroi praktikën e administratës amerikane si një nga krimet më të këqija që bota ka parë kohët e fundit.
Presidenti i ri i organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, Kumi Naidoo ka kritikuar administratën Trump, duke e përshkruar si ndikuese në rënien e respektimin e të drejtave të njeriut.
Madje praktikat e kësaj administrate, Naidoo i quajti “një nga krimet më të këqija” që sipas tij bota ka parë kohët e fundit, raporton AP.
Përveç Shteteve të Bashkuara, kreu i ri Amnesty International, i cili mori detyrën të mërkurën, kritikoi qeveritë e Arabisë Saudite, Jemenit, Filipineve dhe Hungarisë, duke deklaruar se nuk respektonin të drejtat e njeriut.
Naidoo i ardhur nga Afrika e Jugut, një ish-luftëtar anti-aparteid, fitoi një mandat katërvjeçar në krye të kësaj organizate me bazë në Londër.
Ai tha se sfidat e të drejtave të njeriut në botë nënkuptojnë se organizata e tij duhet të tregojë “kurajë maksimale”. /tesheshi.com/