Drejtoresha e Përgjithshme e EBU-së, organizatës europiane që organizon festivalin e Eurovizionit, ka kërcënuar me përjashtimin e Shqipërisë nga konkurimi, nëse do të valëvitet ndonjë flamur i Kosovës në sallë.
Duke folur për gazetarin Nefail Maliqi, nga selia e saj në Gjenevë, Ingrid Deltenre, nuk ka lënë vend për intepretime.
“Une nuk e besoj përfaqesuesit shqiptarë në festivalin e Eurovisionit që po mbahet në Stockholm, do të jenë aq naivë e te ngrenë flamurin e një vendi fqinj, atë të Kosovës.
Nëse ndodh kjo, ç’ka nuk e besoj, automatikisht Shqipëria do të largohet dhe do të ketë pasoja, si me rastin e Armenisë, që do të paguajë shtrenjtë këtë provokim”, tha drejtoresha e EBU-së për Presheva Jonë.
Ajo ka theksuar më tej se një gjest i ngritjes së flamurit nuk e ndihmon Kosovën përkundrazi, pasi ajo tashmë është anëtare e UEFA-s e tani do të pranohet në FIFA, dhe më pas në Eurovizion.
“Ne nuk jemi kundër Kosovës, përkundrazi është partnere e jonë, edhe pse s’është anëtare. Madje sot kemi biseduar sit ë ndihmojmë RTK-në, tha drejtoresha e EBU-s ne Gjenevë.
Nefail Maliqi, në pjesën e hollit ku po e intervistonte zonjën Deltenre, kishte vendosur një flamur shqiptar dhe një të Kosovës, si për të krijuar paksa atmosferë elektrizuese.
Në Stokholm ku ndodhet gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili ka edhe shtetësinë suedeze. Ai ka sfiduar autoritetet duke postuar foto me flamurin e Kosovës dhe atë shqiptar në ambjentet e sallës së Eurovizionit.
/tesheshi.com/