Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencën e parë për media ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet nëpër Kosovë, derisa njofton për një problem me listat e votuesve në Mitrovicë të Jugut.
Ajo ka thënë se në vendvotimin në shkollën “Bislim Hajdari” ka munguar lista përfundimtare e votuesve.
Daka ka njoftuar se konferenca e radhës do të jetë në orën 11:30.