Shënon gol Rey Manaj, talenti shqiptar i Interit. Sapo është futur nga Di Biasi Manaj ka arritur të zhbllokojë situatën pas më shumë se 50 minutave ku ka dominuar përfaqësuesja e Kosovës.
Vetëm një minutë më pas gjyqtari jep penallti për Kosovën dhe nga pika e bardhë shënon Selina.
Ndeshja vëllazërore Shqipëri- Kosovë në fakt ka qenë një demonstrim kuqezi në stadiumin e Prishtinës ku organizatorët i kanë dhënë fuqi aksiomës “një komb një kombëtare”. Tifozët e Prishtinës “Plisat” kanë shpalosur një flamur të madh kuqezi ndërsa në fillim të ndeshjes është kënduar vetëm himni i flamurit kombëtar.
Megjithatë jot ë gjithë kanë qenë dakord: një nga këta edhe Berat Buzhala që ka kërkuar të intonohej himni i Kosovës.
/tesheshi.com/