Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë-Qeveria me ndryshime, Ramiz Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër

by te Sheshi
27/10/2016
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosovë-Qeveria me ndryshime, Ramiz Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër

Ramiz Kelmendi është emëruar sot në postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë e Republikës së Kosovës.  Në njoftimin për vendimin për emërimin që e ka marrë kryeministri Isa Mustafa paralajmërohet se po sot Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku ishte pa grup parlamentar, ndonëse është nga PDK.

Kështu vazhdojnë ndryshime në qeverinë e Kosovës, ku siç ka deklaruar kryeministri Mustafa, me partnerët e koalicionit është duke u biseduar edhe për “reformatim e rekonstruim”.

Në 9 shtator dha dorëheqjen ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për të shkuar në kabinetin e Presidentit të Republikës. Ministria e Integrimeve vazhdon të jetë pa ministër.

Më herët, në mbledhjen e qeverisë, në 25 gusht, kryeministri ka njoftuar lirimin nga detyra e zëvendëskryeministrit të Kujtim Shalës, me kërkesën e tij, që t’i përkushtohet tërë kohën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku është ministër.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Gjatë kësaj kohe në qeverinë Mustafa ka pasur edhe disa ndryshime tjera dhe më i rëndësishmi ishte dorëheqja e zëvendëskryeministrit të parë e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, pasi në 26 shkurt 2016 u zdhodh President i Republikës në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Në qeveri, në vend të Thaçit, në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë u emërua Hajredin Kuçi, e në vend të tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë u emërua Dhurata Hoxha, ndërsa ministër i Jashtëm u emërua Enver Hoxhaj.

Në qershor të këtij viti, kryeministri Mustafa e ka liruar nga detyra ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me kërkesën e tij “deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë” pasi prokuroria kishte ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj 64 personave, ku përfshihej edhe ai. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor aktualisht është Ferat Shala, që ishte zëvendësministër.

Ndyshimi i parë në qeverinë Mustafa u bë më pak se dy muaj pas zgjedhjes së saj në Kuvendin e Kosovës. Në 3 shkurt 2015 kryeministri i Kosovës shkarkoi ministrin serb për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jablanoviç, pasi deklarata e tij ku protestueset në Gjakovë, familjare të personave të zhdukur gjatë luftës, i kishte quajtur “egërsira” shkaktoi shumë reagime dhe protesta, madje edhe të dhunëshme. Dalibor Jevtiç, po nga Lista Serbe,  u emërua në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në 24 prill 2015, pasi  serbët i dhanë fund bojkotit institucioneve kosovare  që po vazhdonte në muajin e tretë si reagim kundërshtimi pas shkarkimit të ministrit Jablanoviç.

Në Kosovë, një marrëveshje koalicioni e dy partive më të mëdha, në 8 e 9 dhjetor 2014, i dha fund situatës së “ngrirë” pas zgjedhjeve të 8 qershorit dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë, dhe si rezultat i saj lideri i partisë së dytë sipas rezultatit zgjedhor – LDK-së, Isa Mustafa u bë kryeministër, e pas kalimit të mandatit kushtetues të Presidentes Atifete Jahjaga, lideri i partisë më të madhe fituese në zgjedhje – Hashim Thaçi u kandidua dhe zgjodh President i Kosovës ndërsa dha dorëheqje edhe nga kryetari i PDK-së, të cilën e drejtonte që nga themelimi në vitin 2000. /tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Jo vetëm futboll te Sociedadi, por dhe bamirësi: klubi punëson njeriun e pastrehë

Jo vetëm futboll te Sociedadi, por dhe bamirësi: klubi punëson njeriun e pastrehë

Nga pajtimi i Sali Protopapës së vërtetë me Dritëroin tek aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

Nga pajtimi i Sali Protopapës së vërtetë me Dritëroin tek aleanca e Ballit me PS-në për të mundur Berishën

Fakulteti i studimeve islame në Sarajevë bëhet pjesë e Universitetit të Sarajevës

Fakulteti i studimeve islame në Sarajevë bëhet pjesë e Universitetit të Sarajevës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni