Numri i personave që preken nga kanceri vazhdon të rritet në Kosovë, megjithase karahasur me vendet e rajonit situata është më e mirë.
Onkologu Ilir Kurtishi ka bërë të ditur se ka një rritje me 30 për qind karahasuar me vitin e kaluar.
“Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi 800 raste, kurse deri në fund të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, ka thënë ai për RTK-në, duke shtuar se shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për të sëmurët me kancer.
Sipas tij kjo sëmundje është e trashëgueshme, por shkaktarë të saj janë edhe pirja e duhanit, alkooli dhe obeziteti. /tesheshi.com/