Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Bunjaki, ka realizuar gol për Gjermaninë U-18. Ai shënoi në fitoren 2:1 ndaj U-18 të Francës.
Mesfushori me tipare sulmuese, rrugën e golit e gjeti në minutën 7. Takimi u luajt në Francë.
Bunjaki është pjesë edhe e Kosovës A, por që në ndeshjet e fundit është ftuar edhe nga Gjermania U-18. Ai luan me Eintracht Frankfurtin. /tesheshi.com/