Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kosova pranohet në sistemin e transmisionit të energjisë, Tahiri: i jep fund ndërhyrjes së Serbisë

Ministrja Edita Tahiri ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes mes operatorit të Transmisionit të Kosovës KOSTT dhe ENTSO-së, organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 operatorë të Sistemit të Transmisionit.
Sipas saj, kjo marrëveshje ka arritur subjektivitet ndërkombëtar në fushën e transmisionit të energjisë dhe tashmë KOSTT do të jetë partner dhe zonë e mëvetme rregulluese në sistemin e rregullimit të transmisionit të energjisë në rajon.
“Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i dialogut të Brukselit përkatësisht i marrëveshjes për energjinë e arritur më 8 shtator 2013 dhe marrëveshjes së 25 gusht 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë  e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje”, theksoi Tahiri.
Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 parashikonte heqjen e pengesave të Serbisë ndaj përpjekjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fushën e energjisë.
Mirëpo, Serbia për dy vite me radhë kishte bllokuar njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar në fushën e transmisionit pranë organizatës evropiane ENTSO-S.
Tahiri theksoi se marrëveshja në fjalë vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës.
“Efektet pra janë politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe se KOSTT tani e tutje do të operojë si sistem i transmisionit të Kosovës sinkron me sistemin Evropian të Transmetimit të energjisë elektrike”, ka deklaruar Tahiri./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts