Në Kosovë ka startuar iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, e shtrirë në të 30-të komunat.
Hapja zyrtare e aksionit u bër në komunën e Prishtinës, tek shtëpia e shëndetit në lagjen “Kalabria”, ku morën pjesë ministri i Mjedisit, Ferid Agani, ish-presidentja Atifete Jahjaga, pjesëtarë të FSK-së, nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, si dhe vullnetarë e qytetarët të tjerë.
Me këtë rast, ministri Agani, i cili ishte i pari që përveshi mëngët për t’u angazhuar në këtë aksion gjigand për heqjen e bërllokut në Kosovë, tha se mjedisi është pasqyra e një populli, e ndaj bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje ruajtjes së tij.
“Kjo sot që po e shohim është një dëshmi e fuqisë së qytetarisë së Kosovës, që tregon se edhe ne jemi pjesë e Evropës, duke treguar një përkushtim të madh për mjedisin dhe kjo më bënë shumë optimist që në ditët e ardhshme do ta kemi shtetin tonë ashtu siç jemi vetë”, u shpreh Agani.
Ministri ftoi të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e mjedisit që të angazhohen maksimalisht që në të ardhmen deponi të tilla të mos ketë më. Ai shtoi se ministria që udhëheq ai është e përkushtuar që të gjejë zgjidhje të duhur për eliminimin e deponive ilegale dhe për këtë kërkoi ndihmën edhe të komunave.
Ndërsa koordinatori i kësaj iniciative, , Luan Hasanaj, tha se vetëm gjatë një dite është paraparë mënjanimi i mbi 150 deponive ilegale në mbarë vendin.
Edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, bëri thirrje për një kujdes më të madh për mjedisin. /tesheshi.com/