Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova në skaner: pse kriza vazhdon dhe kujt i konvenon?

by te Sheshi
27/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosova në skaner: pse kriza vazhdon dhe kujt i konvenon?

Nga Blendi Gashi

Ngjarjet e ditëve të fundit, si dënimi me burg i aktivistëve të Vetëvendosje-s, më pas arrestimi i deputetëve të saj, dalja e PDK-së kundër EULEX-it, deklarimet për mospranim të rezultatit zgjedhor nga partit të caktuara, mosmbajtja e seancave plenare…të gjitha janë një sinjal i qartë se Kosova ka hyrë në një qorrsokak të ri dhe se nuk ka tejkaluar krizën e dy viteve të fundit.

Dhe siç duket ky tension do të vazhdojë, ndërsa nuk ju jepet një zgjidhje Demarkacionit e Asociacionit, ndërkohë Gjykata Speciale ka  paralajmëruar se do kapë jo pak figura të njohura politike.

Duke parë tensionet mes partive, njohësit e rrethanave politike nuk përjashtojnë mundësinë që Kosova të futet në një krizë të thellë, ku sipas tyre pasojat mund të jenë të mëdha, ndërsa ngjarjet e fundit i lidhin jo vetëm me rezultatet zgjedhore por edhe temat e mëdha që mbeten të papërfunduara.

Analisti politik Albinot Maloku shprehet se konstelacionet politike në Kosovë ka kohë që janë mjaftë fragjile dhe kjo situatë po vazhdon të jetë e pandryshueshme, nga e cila më së shumti po e pëson qytetari.

“Lidhjet që po ju bëhen proceseve, nga të gjitha garnitura politike pa dallim, po ka një ndikim gati në çdo tentativë të ndryshimit aq të nevojshëm për Kosovën. Kjo ndërlidhje nuk do të ketë jetë aq të shkurtër edhe pse është bërë rënduese për Kosovën. Siç dihet, Kosova ende nuk i përmbylli çështjet si Asociacioni i Komunave me shumicën serbe, Demarkacioni, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura dhe për të gjitha këto nuk ka një vi unifikuese e spektrit politik se si të zgjidhen”, thotë Maloku për tesheshi.com.

Tensionet e fundit ai i lidh edhe me rezultatet e zgjedhjeve lokale.
“Kryeministri Ramush Haradinaj brenda koalicionit aktual PAN plus AKR, pas zgjedhjeve lokale nuk është më siç ka qenë. Partia e tij me marrjen e  Istogut, i jep primatin e liderit brenda koalicionit aktual qeverisës dhe një fuqi krejt tjetër, nga që e kishte. Në anën tjetër PDK është në sikletin më të madh dhe qasja e deklaratat e tyre ndaj EULEX-it, që pa dyshim është mision i dështuar, nuk tingëllojnë edhe aq të sinqerta. Në procesin zgjedhor doli si doli dhe që të gjitha e kanë qitur PDK-në në një situatë shumë stresuese dhe që mund të prodhojë efekte edhe më të dëmshme”, thotë Maloku.

Arsim Haziri, njohës i rrethanave politike thotë se prej zgjedhjeve lokale, vendin e kanë përcjellë shumë zhvillime politike pa bazë të mjaftueshme, vetëm që vendi të orientohet drejt një krize sociale dhe institucionale.

“Këtë krizë sicio-politike konsideroj se është duke e shkaktuar qeverisja aktuale e prirë në masë të madhe prej PDK-së, vetëm që kryeministrin aktual ta paraqes me një imazh negativ, dhe në mënyrë që të krijojë kushte për fuqizimin e subjektit të tyre. Mirë e dimë se posti i kryeministrit jo edhe me lehtësi i është dhënë AAK dhe kjo ka ardhur për të eleminuar largimin e PDK-së prej pushtetit dhe në momentin që Veseli konstaton se subjekti i tyre shënon rritje ajo prodhon gjitha kushtet që vendi në vitin e ardhshëm të shkoj në zgjedhje të parakohshme nacionale. Këto zhvillime negative mendoi se është duke i shkaktuar qeverisja por me pjesëmarrje më të madhe prej PDK-së në mënyrë që të prezentoj ekzekutivin Haradinaj të paaftë karshi proceseve si dhe përmes ndikimit politik të mundohet që Vetëvendosje-n ta minimizoj në kohën kur kjo ka shënuar rritje drastike. Pra kjo situatë i përshtatet PDK-së dhe krizën mundohet ta shfrytëzoj për poena politik”, thotë Haziri për tesheshi.com.

Kurse njohësi i rrethanave politike Leon Duhanaj, kritikon veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje pasi thotë se nuk po i respekton organet e drejtësisë, ndërsa e sheh Specialen si një prej arsyeve pse mund të përkeqësohet situata politike.

“Ne si shoqëri, nuk kemi pse t’i frikësohemi drejtësisë. Nëse dikush individualisht ka frikë të bazuar, atëherë duhët të përballet me faktet, e jo të ndikojë në njollosjen e UÇK-së dhe të gjithë shqiptarëve”, thotë Duhanaj për tesheshi.com.

Kurse lidhur me akuzat e PDK-së ndaj EULEX-it, Duhanaj thotë se ky mison ka bërë gabime  dhe se përgjegjësia për dështimin e tij bie mbi ndërkombëtarët.

“Qeveria Haradinaj, përmes një rezolute në Kuvend, do duhej t’i kërkohej BE-së që përgjegjësia për dështimet në drejtësi, të ndahet proporcionalisht, e mos të shantazhohet popullata e Kosovës për dështimet e politikës”, thotë Duhanaj.

Ndërsa Jusuf Thaçi, poashtu njohës i zhvillimeve politike, konsideron se dikush është duke provokuar trazira në Kosovë dhe këtë mendim e mbështet në zhvillimet e fundit.

“Kosova as nuk ka nevojë e as nuk mund t’i mbijetojë një krize të brendshme e trazirave të brendshme, të cilat mund t’i ndihmojnë vetëm atyre që për hir të interesave personale e klanore, si dhe për hir të shpëtimit të prapanicës së vet janë në gjendje ta destabilizojnë e ta kallin Kosovën. Prandaj, do të ishte mirë që të gjithë të provokuarit të tregohen të menqur e të matur, në mënyrë që mos t’ia plotësojnë dëshirën atyre që duan të shkaktojnë trazira në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij drejtësia mund të ketë kohë për t’u rivendosur, ndërsa pasojat e trazirave nuk mund të riparohen kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Albin Kurti e Donika Kadaj arrestohen sërish, reagon Vetëvendosje: luftë special ndaj nesh

Albin Kurti e Donika Kadaj arrestohen sërish, reagon Vetëvendosje: luftë special ndaj nesh

Njihuni me reperin pa nofulla, mjekët nuk i dhanë shpresë për jetën

Njihuni me reperin pa nofulla, mjekët nuk i dhanë shpresë për jetën

Thyhen heshtjen Arban Abrashi i LDK-së: Të rinumërohen votat në Prishtinë, askush mos të frikësohet

Thyhen heshtjen Arban Abrashi i LDK-së: Të rinumërohen votat në Prishtinë, askush mos të frikësohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni