Presidenti Thaçi druan se kryeministri i rrëzuar Albin Kurti nuk do ia dorëzojë detyrën të sapovotuarit për ta zëvëndësuar, Abdullah Hotit të LDK-së.
Në fakt, nga selia e qeverisë deri më tani ka patur heshtje, e kjo ndërsa Hoti shpaloste programin në Kuvend e më pas votohej si kabinet. Edhe Kurti s’është ndjerë fare.
Në një konferencë për shtyp, Thaçi tha se Kurti duhej të dorëzojë detyrën normalisht.
“Kërkohet që Kurti të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij që nuk i bën nder as atij e as partisë së tij, as shtetit të Kosovës as demokracisë në Kosovë. Pas shkarkimit ai tanimë po bëhet edhe më qesharak”, ka deklaruar Thaçi në një konferencë për media.
Ndërkohë, nga Tirana zyrtare ka shkuar një urim për qeverinë e re të Kosovës, nga Rama ky urim, ku thotë.
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”. /tesheshi.com/