Ka vdekur regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, që prej dy vitesh po përballej me një sëmundje të rëndë. Lajmin e ka konfirmuar dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj. “Rest In Peace, Bekim Lumi”, ka shkruar ai.
Familjen e të ndjerit e kanë ngushëlluar presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj e figura tjera politike.
Lumi në vitin 1996 përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Artit Skenik në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Për të përfunduar në të njëjtin fakultet edhe magjistraturën në vitin 2010.
Në vitin 2012 merr titullin si Prof. Asoc. Mr në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ligjërues në Drejtimin Regji Teatri.
Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120 të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.
Ai ka marrë disa çmime ndërkombëtare për punën si regjisor:
Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” – Shfaqja “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë) 2011
Çmimi “Shfaqja më e mirë muzikore” – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)
Në 2011 – “Aktorja më e mirë femër” (Gresa Pallaska) – Shfaqja “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bulgari)
Në 2006 – Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër)
Bekim Lumi ishte 51 vjecc. /tesheshi.com/