Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova ende pa laborator për analiza të HIV/AIDS, në vitin`86 u shënua rasti i parë

by te Sheshi
21/11/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosova ende pa laborator për analiza të HIV/AIDS, në vitin`86 u shënua rasti i parë

Nga Bashkim Kastrati

Ishte viti 1986 kur në Kosovë u shënua rasti i parë i prekur nga virusi HIV. Sipas të dhënave që tesheshi.com ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë, prej atij viti e deri në vitin 2014, numri i të prekurve me sëmundjen e Sidës ka arritur në 97. Nga këto raste, 52 janë me AIDS dhe 45 raste me HIV. Në aspektin gjinor, 69 për qind janë meshkuj, kurse grupmosha më e përfshirë 25-34 vjeç (33 për qind). Prej rasteve totale të cekura më lartë numri i të vdekurve ka arritur në 42. Ndërsa vetëm në vitin 2014 janë  raportuar gjashtë raste të reja të prekura me virusin HIV.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, Kosova konsiderohet si vend me prevalencë të ulët sa i përket HIV/AIDS-it, por faktorët e rrezikut – trafikimi me qenie njerëzore, përdorimi i drogave intravenoze dhe sjelljet e rrezikshme – janë të pranishme.

Aktualisht, problemi kryesor është se në Kosovë mungon laboratori i analizave për personat e prekur me HIV/AIDS. Ky laborator mungon për shkak të buxhetit të limituar. Pra për shkak të mungesës së këtij laboratori, analizat për verifikimin e personave me HIV/AIDS, nëse ata duhet të hyjnë në terapi ose jo, dërgohen në Paris të Francës, po në shumicën e vendeve respektohet një tjetër protokoll, pasi që pacientët hyjnë në terapi menjëherë pas identifikimit të tyre si të infektuar me HIV/AIDS.

Në lidhje me këtë çështje zyra për informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë për tesheshi.com se kjo ministri i kryen të gjitha shpenzimet për analizat që dërgohen jashtë vendit për personat e prekur me HIV/AIDS.

“Sa u përket analizave për verifikimin e personave me HIV/AIDS ,  personat e dyshimtë në HIV/AIDS i drejtohen Klinikës Infektive, ku ju merren mostrat në qendrën për testim vullnetar dhe prej aty, ato dërgohen jashtë vendit për të marrë rezultate të sakta, ndërsa  Ministria e Shëndetësisë i mbulon shpenzimet për kryerjen e këtyre testeve”, thuhet në përgjigje.

Ja sa persona trajtohen aktualisht në Klinikën Infektive dhe gjinia e tyre

Aktualisht në Klinikën Infektive e cila funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 24 pacientë të prekur me HIV/AIDS, 19 janë të gjinisë  mashkullore,  ndërsa pesë të gjinisë femërore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vogël i të prekurve me këtë sëmundje është si rezultat i masave preventive dhe fushatave vetëdijësuese që kanë ndërmarrë institucionet shëndetësore të Kosovës.

“Falë masave të shumta preventive dhe kujdesit që i kushtohet parandalimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje, Kosova, sa i  përket sistemit  të UNAIDS-it,  klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por nuk duhet nënvlerësuar rreziku sepse potenciali i rritjes ekziston”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, mbikëqyrja e HIV/AIDS-it në Kosovë kërkon një monitorim dhe bashkëpunim të të gjitha njësive raportuese të sektorit shëndetësor publik dhe privat pastaj të OJQ-ve të cilat zhvillojnë programe dhe aktivitete për HIV/AIDS dhe përkrahje të vendimmarrësve, mbështetje financiare, ngritje të kapaciteteve të resurseve humane dhe njëkohësisht mbikëqyrje të plotë të popullatës së përgjithshme dhe atyre në rrezik të lartë (mbikëqyrje të sjelljeve).

“Me qëllim që këto masa të zbatohen, zhvillohen programe për parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it, fushata ndërgjegjësimi si dhe sigurohet terapi për të prekurit nga kjo sëmundje.  Normalisht që Ministria mbikëqyr aktivitetet e të gjithë mekanizmave të involvuar në parandalimin dhe trajtimin e HIV/AIDS-it dhe rezultatet janë të mira, pasi në Kosovë, ka më pak se kudo tjetër në rajon dhe më gjerë raste të HIV/AIDS-it”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se kjo është rezultat edhe i përkushtimit për të parandaluar përhapjen e infeksionit, pore dhe punës së përkushtuar që bëjnë profesionistët shëndetësor të gjitha niveleve, si dhe aktiviteteve që zhvillohen së bashku edhe me shoqërinë civile. /tesheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?
Sociale & Shoqëri

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Next Post
Kuvendi maqedonas miraton Buxhetin historik për vitin 2016; opozita voton “kundër”

Kuvendi maqedonas miraton Buxhetin historik për vitin 2016; opozita voton “kundër”

Opozita kosovare: Nuk lejojmë dy zot shtëpie në Kosovë

Opozita kosovare: Nuk lejojmë dy zot shtëpie në Kosovë

Planifikuan të sulmonin kisha e sinagoga, arrestohen 5 komplotistët

Planifikuan të sulmonin kisha e sinagoga, arrestohen 5 komplotistët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni