Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë shkoi në të paktën 1,868, me 93 vdekje të reja të raportuara nga Qendra e Sëmundjeve në Hubei.
Gjithashtu u raportua se Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuhan Wuchang, gjithashtu ndërroi jetë të martën.
Autoritetet kineze thonë se janë raportuar dhe 1.886 infeksione të reja në të gjithë vendin, shumica në Hubei, me të paktën gjithsej 72.436 në vend.
Nga ana tjetër, portali i lajmeve Caixin me qendër në Pekin raportoi se më shumë se 3,000 punonjës shëndetësorë janë infektuar tashmë me virusin.
Ky është gati dyfishi i numrit të raportuar nga administrata shtetërore.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se epidemia globale nuk është e ekzagjeruar.
“Duhet të merren masa që janë proporcionale me situatën “, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhan Ghebreyesus.
Sipas OBSH-së, 80 përqind e pacientëve kanë simptoma më të buta të sëmundjes dhe do të shërohen, 14 përqind pësojnë komplikime më serioze, siç janë pneumonia, 5 përqind janë të sëmurë kritikisht, dhe 2 përqind vdesin. /tesheshi.com/