Sekreti i çdo çokollate qëndron në mënyrën se si është e përbërë kakaoja. Të gjithë e konsumojnë dhe e pëlqejnë çokollatë, pa përjashtim, edhe pse efektet e saj mund të jenë isi negative dhe pozitive në organizëm, në varësi të kushte të shumta dhe të ndryshme, në të cilat gjendet trupi. Ja disa arsye shumë të mira përse duhet të konsumoni çokollatë.
Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut- Disa studime kanë treguar se femrat dhe meshkujt që konsumojnë në mënyrë të përditshme çokollatë, kanë qarkullim më të mirë të gjakut në ekstreme.
Çokollata ju dobëson– Studimi i fundit i Universitetit të Kopenhagenit ka treguar se si çokollata fondente krijon ndjesinë e ngopjes dhe shmang urinë.
Çokollata i bën të sapolindurit, të lumtur– Është vërtetuar se të gjitha femrat që konsumojnë çokollatë gjatë shtatzënisë arrijnë të përballojnë më mirë stresin dhe fëmijët e tyre të sapolindur tregojnë shenja lumturie, në krahasim me nënat që e privojnë veten nga konsumi i këtij produkti.
Çokollata ju mbron nga rrezet UVA– Përveç se lufton stresin dhe është kundër trishtimit, çokollata ju mbron edhe nga rrezet ultra vjollcë të diellit, të cilat janë të dëmshme për trupin e lëkurën.
Çokollata ju bën më inteligjentë- Çokollata rrit përqendrimin, të jep energjinë e nevojshme për të përfunduar një aktivitet të caktuar dhe “zgjon” trurin./tesheshi.com/