Nëse do të fitoni konkursin e përkthimit të një vepre nga gjuha turke në arabisht mund të fitoni 1 milion dollarë amerikanë, natyrisht nëse merrni pjesë.
Konkursin e ka shpallur qeveria e Katarit në kuadër të programit për të pasuruar fondin e librit të huaj të përkthyer në gjuhën arabe,
Çdo vit ky konkurs bëhet në një gjuhë të huaj dhe këtë vit radhën e ka gjuha turke. Ky konkurs mban emrin e ish-Emirit të Katarit, Sheikut Hamad.
Në konkurs do të marrin pjesë edhe vepra të përkthyera nga turqishtja në arabisht në fushat sociale dhe humane. /tesheshi.com/