Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tragjedia siriane: ja çfarë i ka nxitur 51 diplomatë amerikanë që t’i kërkojnë Obamës sulme ndaj Asadit

by te Sheshi
17/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Tragjedia siriane: ja çfarë i ka nxitur 51 diplomatë amerikanë që t’i kërkojnë Obamës sulme ndaj Asadit

Me dhjetëra zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë nënshkruar një memo të brendshme ku protestojnë kundër politikës së Shteteve të Bashkuara në Siri dhe apelojnë për sulme të targetuara ushtarake kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Zyrtarët argumentojnë se qasja aktuale po funksionin kundër opozitës siriane dhe po ndihmon Assad të qëndrojë në pushtet. Memoja është nënshkruar nga 51 zyrtarë të rangut të lartë dhe të mesëm që këshillojnë për çështje të Sirisë.

Nuk është e pazakontë që kanale të brendshme në Departamentit e Shtetit të dalin kundër vijës zyrtare, mirëpo është e rrallë që një numër kaq i madh diplomatësh t’i japin zë kundërshtisë së tyre ndaj pozicionit të Shtëpisë së Bardhë.

Një zëdhënës i departamentit Amerikan të Shtetit pranoi qarkullimin e memos por refuzoi të japë komente mbi përmbajtjen e saj. Mediat ndërkombëtare i referohen burimeve të sigurta që thonë se memoja është dërguar për shkak se “status-quoja është e papranueshme”.

Dokumenti apelon që Uashingtoni të përgatisë një kërcënim të besueshëm për veprim ushtarak ndaj qeverisë Assad. Përndryshe, thuhet në memo, Damasku nuk do të ndjejë aspak presion për t’u ulur në bisedime e negociata me kryengritësit.

Një argument i tillë reflekton edhe shqetësimin se shkatërrimi i procesit të paqes të ideuar nga SHBA dhe Rusia po i shërben regjimit. Ka pasur dhunime të armëpushimit nga të dyja palët, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

Por, presidenti Assad e ka sfiduar hapur marrëveshjen, dhe forcat e tij të mbështetura ushtarakisht edhe nga Irani dhe Rusia, duken se kanë për qëllim të marrin territore strategjike të tilla si qyteti kyç i Aleppos.

alepo

Qytetet siriane si Aleppo tashmë janë të shndërruara në rrënoja për shkak të viteve të gjata të luftës, por Moska argumenton se sulmet i ka të shënjestruara kundër xhihadistëve e këto sulme nuk përfshihen në armëpushim.

Por, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka nxitur grupet kryengritëse të ulin armët, po bëhet gjithnjë e më i frustruar pasi regjimi sirian vijon të ndryshojë faktet në terren, ndërsa ai bën thirrje për diplomaci.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq dhe të përdoren si instrument që lejon një të ashtuquajtur armëpushim nga i cili po përfiton pala kryesore në dëm të të gjithë procesit”, tha ai së fundmi.

Kerry ka nxitur administratën për veprime më të ashpra kundër regjimit në mënyrë që të detyrohet të ulet në tryezën e negociatave dhe nënshkruesit e letrës kundërshtuese besojnë se ai do të jetë në favor të shqetësimeve që ata shprehin.

Megjithatë, e gjitha kjo nuk ka gjasa  të ndryshojë poizicionimin e administratës Obama e cila ka vendosur si prioritetet luftën ndaj të ashtuquajturit ISIS në Siri dhe ka qëndruar haptaz larg luftës civile.

Presidentin Obama nuk e tërheq ideja e një konflikti të ri në Lindjen e Mesme pas rezultateve të dyshimta të ndërhyjeve në Irak, Afganistan dhe në Libi.

Sidoqoftë, pasardhësja e mundshme e tij në detyrë, kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton ka argumentuar në favor të një politike më bindëse në Siri, ku përfshihet edhe një mbështetje më e fortë për kryengritësit jo-islamistë .

Ndoshta edhe letra e zyrtarëve të DASH synon më shumë atë sesa sekretarin aktual të Shtetit.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Shefi i Komisionit Europian këmbëngul se BE-ja nuk merr fund nëse largohet Britania

Shefi i Komisionit Europian këmbëngul se BE-ja nuk merr fund nëse largohet Britania

Një recetë e shëndetshme që lufton reumatizmën

Një recetë e shëndetshme që lufton reumatizmën

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja shpenzoi 44 mijë euro, veç për mbushje telefoni (dokument)

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja shpenzoi 44 mijë euro, veç për mbushje telefoni (dokument)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni