Sipas një zëdhënësi të të Shtetit të New York-ut, vdekja e vrasësit Ronald DeFeo Jr, i cili ishte frymëzimi për serinë e librave dhe filmave “The Amityville Horror”, është konfirmuar.
DeFeo, 69 vjeç, u dënua për vrasjen e babait të tij Ronald, nënës Louise, dy vëllezërve Marc dhe John dhe dy motrave, Dawn dhe Allison, shkruan CNN.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm, nga të cilët vuajti vetëm 25 vjet.
Ai vdiq më 12 mars në Spitalin Albany.
Shkaku i vdekjes së tij është ende i panjohur, dhe i takon spitalit të vendosë nëse të dhënat do të jenë publike apo jo. /tesheshi.com/