Është identifikuar më në fund trupi i nxjerrë nga avioni me të cilin fluturonte ftubollisti argjentinas Emiliano Sala, prej Francës në Angli, rënë në La Mansh. Ai është pikërisht Sala, e kështu shpallet zyrtarisht i vdekur
“I gjithë operacioni për tërheqjen e trupave nga rrënojat e avionit është kryer në mënyrë dinjitoze, sa më shumë të jetë e mundur. Familjet e të vdekurve u informuan në kohën e duhur për rrjedhën e veprimit”, thanë Agjencia për hetimin e aksidenteve të avionëve -AAIB.
Nuk dihet ende se ç’e shkaktoi rrëzimin e avionit me të cilin po fluturonte Sala. Ai ishte një udhëtim karriere për të, pasi po transferohej nga Nantes te Kardifi në Uells, për shumën e 17 milion eurove. Ai konsiderohej si një ndër talented argjentinas të futbollit. /tesheshi.com/