Kompania e njohur turke Limak që menaxhon aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës ka fitur konkursin ndërkombëtar që të ndërtojë një aeroport të rëndësishëm ndërkombëtar të Rusisë, atë të Rustovit që ndodhet në jug të Federatës Ruse në kufi me Armeninë.
Limak, ndërtuesi dhe administruesi i aeroportit të Prishtinës, bashkë me një ortak rus do të ndërtojë aeroportin Rostov me kapacitet 8 milionë pasagjerë në vit.
Tenderin për ndërtimin e Aeroportit Rostov në Rusi, i cili do të ketë një kapacitet vjetor afërsisht 8 milionë pasagjerë, e ka fituar firma turke Limak bashkë me ortakun rus Marashstroy. Kontrata për fillimin e punimeve në aeroportin Rostov do të firmoset në fund të muajit qershor. /tesheshi.com/