Kompania e medias digjitale BuzzFeed është duke zvogëluar numrin e punonjësve të ShBA me 8%, konkretisht 100 vende pune.
Kanë zgjedhur këtë metodë pasi po ndryshojnë modelin e biznesit në përpjekje për të rritur të ardhurat.
Kompania ka rreth 1700 punonjës në të gjithë botën, por një zëdhënëse për Nju Jork konfimoi që reduktimi i stafit u bë të mërkurën.
Sipas Associated Press, në një memorandum për punonjësit, drejtori i BuzzFeed Jonah Pereti tha se ka patur shkurtim në vendet e punës vetëm për shkak të biznesit. Ai tregoi se media digjitale nuk mbështetet më vetëm në reklama vendase, prandaj nevojiten shitje të tjera./tesheshi.com/