Komisioni Evropian ka reaguar ndaj referendumit për pavarësinë e Katalonjës.
Zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas, theksoi se Katalonja dhe Kosova janë raste të ndryshme dhe si të tilla nuk mund të krahasohen.
“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim u miratua nga deklarata e ndryshme të OKB-së dhe bashkësia ndërkombëtare. Konteksti ishte shumë i veçantë, me arsye të veçanta”, tha Shinas.
Nga referendumi i mbajtur dje në Katalonja, pas përleshjeve me policinë, u plagosën mbi 900 persona.
Serbët e kanë kritikuar këtë referendum, duke e krahasur rastin e Katalonjës me Kosovën.
Pikërisht edhe një nga arsyet pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, është rasti i Katalonjës.
Qeveria katalonjase pas referendumit deklaroi se ata e kanë fituar të drejtën për shtetësi, dhe do të vazhdojnë më tej me proçedurat në Kuvend. /tesheshi.com/