Përfaqësuesja shqiptare ka arritur sot pasdite në Francë, ku po e pret edhe një seancë stërvitore në orën 18.30, e cila vjen para stërvitjes së fundit në “Stade de France” një ditë përpara ndeshjes.
Trajneri Edi Reja do të japë konferencën e tij për shtyp nesër, kur edhe pritet të bëhet me dije formacioni me të cilin do të luajë skuadra kuqezi.
Formacioni është lënë mjaft “misterioz”, pasi nuk dihet se me cilët lojtarë do të startojë ndeshja. Shqipëria ka përballë një nga kampionët e botës që pavarësisht mungesave mbeten me një diferencë shumë të madhe me ne.
Ndeshja ndaj Francës më 7 shtator dhe ajo e 10 shtatorit ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, janë dy testet e parea për skuadrën tonë që të qëndrojë brenda objektivit për t’u kualifikuar për në finalen e Euro 2020. /tesheshi.com/