Rënia dramatike e popullsisë në vendet e Evropës Juglindore, kryesisht për shkak të zhvendosjes së të rinjve, minon aftësinë e atyre vendeve për të ruajtur sistemin ekzistues të mirëqenies, paralajmëruan Kombet e Bashkuara të hënën.
KB vlerëson se deri në vitin 2050, Bullgaria do të humbasë një të katërtën e popullsisë së saj aktuale dhe se të gjitha vendet përreth do të humbasin popullsinë e tyre në dekadat e ardhshme.
“Për shkak të më pak fëmijëve dhe emigracionit të madh, popullsia e vendeve të Evropës Juglindore po zvogëlohet dhe plaket. Për dallim nga Evropa Perëndimore, nuk ka tendencë që emigracioni të mbushë hendekun”, tha Alana Armitage, drejtoreshë e Fondit të Popullsisë për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në Kombet e Bashkuara.
Popullsia më pak në moshë pune shtron çështjen e qëndrueshmërisë së sistemit aktual të sigurimeve shoqërore, përfshirë pensionet, komentoi Armitage.
Armitage beson se mbrojtja më e mirë e fëmijëve, orari më fleksibël i punës, pushimi i lehonisë për të dy prindërit … janë disa nga zgjidhjet për të adresuar problemin demografik. /tesheshi.com/