Në veri të Kosovës, lagjja “Lugina e Diellit” po zhvillohet me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim të shqiptarët, të cilët kërkojnë ndaljen e ndërtimeve ilegale të banimit.
Por tani, Lugina e Diellit ka marrë pamje të re. Rreth 100 shtëpi janë ndërtuar pa leje të institucioneve të Kosovës, në këtë pjesë të Komunës së Zveçanit, raporton Koha Ditore.
Përfaqësuesit e shqiptarëve në komunat veriore fajësojnë Qeverinë e Kosovës, se ka dështuar që ta ndalojë ndërtimin e këtij projekti të financuar nga Serbia.
Zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, jetësimin e Luginës së Diellit e quan kolonizim. Shteti i Serbisë, në këtë vend, planifikon të ndërtojë edhe 200 shtëpi të tjera, ku pritet të vendosen rreth 1,500 serbë.
Pavarësisht se Ministria e Mjedisit kishte urdhëruar Komunën e Zveçanit që ta ndalojë ndërtimin e Luginës së Diellit, por deri më tani, lënda ka qëndruar e mbyllur ndërsa ekskavatorët kanë vazhduar punën. /tesheshi.com/