Nga “monstër”, në “i çmendur”. Nga “i tmerrshëm”, në “superportier”. Kështu mund të përmblidhen komentet e opinionit sportiv në Moldavi, për portierin e Kukësit, Enea Koliçi.
Humbja minimale 1-0 e skuadrës shqiptare ndaj Sherif Tiraspol, është e gjitha meritë e mbrojtësit të fundit të skuadrës veriore.
Edhe vetë tifozët moldavë, i kishin prerë shpresat se mund t’i shënonin me aksion Koliçit, përvec ndonjë penalltie. Por superparaqitja e portierit të Kukësit, nuk ka kaluar pa rënë në sy edhe nga “gjuetarët” e talenteve.
“Skautët” në Francë e kanë sugjeruar Koliçin tek skuadra e Angers dhe Amiens. Përveçse një prej portierëve më të mirë të kampionatit, Enea Koliçi ka fituar edhe të drejtën për tu grumbulluar me Kombëtaren.
Pasi një eksperience në Greqi, tashmë portieri “kuksian”, mbase është gati për hapin e madh të karrierës./tesheshi.com/