Konsumi i një varieteti të brokolit, i njohur si Beneforte, mund të reduktojë nivelin e kolesterolit LDL, i njohur ndryshe edhe si kolesteroli i keq në gjak, nga 5 deri në 7%. Bima është zhvilluar në Institute of Food Reasearch në Britaninë e Madhe dhe është e pasur me glucorafaninë, një substancë që në kombinim me sulforfanin, një tjetër përbërës i pranishëm në këtë bimë, rregullon metabolizmin qelizor, duke reduktuar kolesterolin e keq.
Efikasiteti antikolesterol i kësaj perimeve është treguar gjatë dy studimeve të pavarura, të realizuara nga kërkuesit në Universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar, rezultatet e së cilit janë publikuar në revistën “Molecular Nutrition and Food Research”.
Autorët i kanë kërkuar 130 vullnetarëve të fusin në djetën e tyre 400 gramë brokoli në javë, gjatë 12 javëve. Në përfundim ata kanë vënë re se brokoli arrin të ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak, në masën mesatare 6%.
Studimi i parë, i realizuar mbi 37 pjesëmarrës ka treguar se niveli i kolesterolit LDL në gjak i atyre që kishte konsumuar brokoli Beneforte, ishte reduktuar me 7.1%, ndërsa ata që kishin konsumuar brokoli normal, kishin mundur të reduktonin me 1.8/% nivelin e kolsterolit./tesheshi.com/