Një nga të arrestuarit e dy ditëve më parë të akuzuar për shpërthime me tritol në Fushë-Krujë, është dhe Bedri Murati, 40-vjeçari nga fshati Nojë i komunës së Malësisë së Krujës.
Banesa e tij ndodhet disa minuta nga rruga nacionale e aksit rrugor Krujë -Qafë Shtamë, aty ku varfëria dhe mjerimi janë të ulura këmbëkryq. Bedriu ishte njeriu i vetëm që sillte të ardhura për shtatë fëmijët, gruan dhe nënë e tij 81-vjeçare të sëmurë.
Prania e jonë ishte po aq tmerruese ai ajo e dy ditëve më parë, kur shumë forva policie rrethuan banesën dhe arrestuan kryefamiljarin.
Gruaja Vera e nëna Pashaja, janë ende të tromaksura dhe sikur nuk e besojnë që Bedriu ndodhet tashmë pas hekurave. Halli i madh i tyre është se me çfarë do ushqehen, ato dhe shtatë gojët e fëmijëve.
Bedriu punonte si roje në një objekt dhe me pagën mujore, arrinte deri diku që t`u mbushte barkun me bukë evletërve. Ata të gjithë kërkojnë që të zbardhet e vërteta e Bedriu të rikthehet në familje, pasi nuk besojnë që evlati i tyre të jetë përfshirë në vepra kriminale, siç janë shpërthimet me tritol, që vërtet e kanë shndërruar në Fushë-Krujën në një qytet-ferr.
Shpresa e tyre është e madhe, ngase dhe kur policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e tyre, nuk ka gjetur gjë prej gjëje që të mund të shërbejë si provë që Bedriu të kjëtë ngatërruar në punë të tilla.
Sqarim: Një pasqyrim i këtillë i një gjendjeje të rëndë në një prej familjeve të të arrestuar për tritolvënie, nuk ka asesi për qëllim që t`i kundërvihet policisë dhe aksioneve të saj. Varfëria, ashtu siç pasuria e dikujt, nuk e imunizojnë atë nga të “korruptuarit moral”, që mund ta çojnë deri ne vepra kriminale. Vëzhgimi ka për qëllim rrëzimin e çdo stereotipizimi ndaj të arrestuarve, se meqë janë përzierë në punë tritoli, janë me patjetër njerëz aferash e qeflinj të rëndomtë. /tesheshi.com/