Disa faktorë mund të ndikojnë në gjumë, dhe një prej tyre është temperatura në dhomën ku flini.
Një studim zbuloi se temperatura e trupit zvogëlohet gjatë të ashtuquajturës faza e gjumit dhe rritet gjatë fazës së zgjimit.
Ulja e temperaturës në dhomën tuaj disa orë para gjumit mund të fillojë procesin e ftohjes së trupit tuaj, gjë që mund t’ju ndihmojë të flini.
“Temperatura optimale për të fjetur konsiderohet të jetë 18.3 gradë Celsius”, tha Ellen Vora, një psikologe dhe eksperte e gjumit.
Në pranverë dhe vjeshtë, ju mund ta arrini këtë duke hapur dritare.
Ndërsa në verë të përdorni një ventilator. /tesheshi.com/