Policia italiane sekuestroi 1 kg heroinë, 4 kg marjuanë, një sasi parash dhe materiale të tjera, gjatë një operacioni që nisi mëngjesin e së premtes dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas policisë italiane, në këtë operacion u arrestuan 4 shqiptare të identifikuar me inicialet B.L. 33 vjeç, H.S. 27 vjeç, M.E. 24vjeç dhe I. G. 20 vjeç, që të gjithë nga Vlora.
Sikundër raportohet, 3 nga shqiptarët ishin pa dokumente qëndrimi në Itali, ndërsa i 4-ti kishte siguruar një leje qëndrimi si biznesmen, lëshuar nga policia e Romës.
Policia bëri të ditur se vendi i zgjedhur nga shqiptarët për të kryer veprimtarinë kriminale ishin dy bodrume dhe një garazh, në një ndërtesë luksoze në rrugën Alfieri në zonën e Marina Center.
Agjentët e antidrogës ndërhynë pasi shqiptarët e arrestuar erdhën pranë godinës me motorçikleta, ndërsa një prej tyre u caktua si roje në hyrje të derës. /tesheshi.com/