Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem: përse vendi më i shenjtë i Krishterimit ruhet nga dy familje muslimane

by te Sheshi
02/11/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kisha e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem: përse vendi më i shenjtë i Krishterimit ruhet nga dy familje muslimane
13
SHARES

Kisha e varrit të shenjtë në qytetin e Vjetër në Jeruzalem është vendi më i shenjtë i Krishterimit. Besohet se varri i gdhendur nga guri në zemër të kishës ishte vendi ku shtrihej dikur trupi i Jezu Krishtit.

Përgjatë javëve të fundit, për herë të parë në shekuj, një ekip ruajtësish të monumenteve dhe kërkuesish zhvendosën pllakën e mermerit që shtrihej në ngrehinën rrumbullake, të njohur si Edikuli, në qendër të kompleksit. Është pikërisht vendi, që siç shprehen kërkuesit,  nisi edhe projekti i rinovimit, aty ku “me miliona pelegrinë janë gjunjëzuar dhe janë lutur, ku kripa e lotëve dhe lagështira e djersës kanë lëmuar dhe trazuar gurin më të fortë”.

Pas orësh shqyrtimi të kujdesshëm, ekipi gjeti atë që ata besojnë se është shtrati prej guri gëlqeror ku mund të jetë varrosur Jezusi. “National Geographic” ka qasje ekskluzive për këtë projekt dhe publikoi fotografitë dhe videot e para të përpjekjeve për restaurim.

“Jam absolutisht i mahnitur. Këmbët po më dridhen pak për shkak se nuk e prisja një gjë të tillë”, thotë Fredrik Hiebert, arkeolog pranë “National Geographic”, cituar nga faqja e internetit të kësaj organizate. “Ne nuk mund ta pohojmë 100 për qind, por duket se ka një provë të dukshme se vendndodhja e varrit nuk ka lëvizur me kalimin e kohës, diçka që shkencëtarët dhe historianët e kanë hamendësuar për dekada me radhë”. Ata tashmë e kanë rivulosur varrin në mbulesën e tij origjinale prej mermeri.

Debatet do të vazhdojnë nëse bëhet fjalë për vendin e vërtetë të kryqëzimit më të famshëm fetar, vendin e varrosjes dhe ringjalljes. Cilado qoftë prejardhja e historisë, – e cila, pas së gjithash, çoi në ndërtimin e parë të kishës rreth 1600 vjet më parë – tashmë ajo është e mbuluar me shtresa të qindra shekujve historie të vërtetë.

Sot, vendi rrethohet me mëshirë, por historia e di se kisha është e rregjur në gjak. Ka pasur të paktën katër kapela të krishtera që ngriheshin mbi varr. E para ishte ndërtuar nga perandori Konstandini në shekullin e  4-të, që fshiu nga sipërfaqja një tempull pagan Hadrian të ndërtuar për perëndeshën Afërdita – ndoshta një lëvizje e Romës për t’u mohuar kristianëve të hershëm një vend pelegrinazhi.

Varri i Shenjtë u shpëtua nga udhëheqësi  musliman, Omeri Hatabi në vitin 638, u shkatërrua nga kalifi egjiptian Al-Hakim në vitin 1009, u rindërtua nga kryqtarët të cilët masakruan gjysmën e qytetit, u mbrojt sërish nga luftëtari musliman Salaudini dhe u mbulua me gjak sërish nga turqit Khwarezmian, kalorësit e të cilëve hynë në kishë dhe prenë kokat e murgjërve që luteshin.

Dhe në kohërat kur bota rreth e qark kompleksit fetar nuk ishte e përfshirë nga kaosi, tensionet mes besimtarëve brenda saj shpesh vlonin. Kisha është ndarë me shekuj mes gjashtë kongregacioneve kristiane-  katolikët romanë, ortodoksët grekë, apostolikët armenë, ortodoksët sirianë, ortodoksët etiopianë dhe koptët egjiptianë.

Konfliktet mes këtyre sekteve për ndarjen e kishës kanë nxitur beteja dhe përleshje në rrugë. Përgjatë kohëve, klerikë nga urdhëra të ndryshëm janë ndeshur për ritualin e fshirjes së  shkallëve, vendosjen e qilimave përballë altarëve, e madje, edhe për të drejtën për të pasur procesion për në Edikul.

“Grupet rivale të besimtarëve luftonin jo vetëm më grushta, por edhe me kryqe, shkopat e qirinjve, llampa e madje, me copa drush që i merrnin nga vendi i shenjtë”, shkruante historian Orlando Figes, në një referencë për betejat mes ortodoksëve dhe klerikëve katolikë në vitin 1846. “Luftimet vazhduan me thika dhe pistoleta që kishin hyrë kontrabandë në Varrin e Shenjtë nga besimtarë të të dyja palëve”.

Armiqësia shtrihet deri në ditët tona dhe ka penguar riparime e përmirësime të strukturës aq të nevojshme për vendin. Në vitin 2009, një përleshje e përgjakshme shpërtheu mes priftërinjve ortodoksë grekë dhe armenë dhe bëri që kisha të kontrollohej nga policia izraelite. Incidente të tjera të fundit përmblidhen nga një bloger i kohës në këtë mënyrë:

Në vitin 2002, një murg kopt, detyra e të cilit ishte të ulej në çati për të përmbajtur pretendimet e pjesës etiopiane të çatisë e lëvizi karriken në hije. Etiopianët patën vërejtje për këtë dhe shpërtheu një luftim që çoi 11 murgjër në spital.

Në vitin 2004, një murg ortodoks dyshohet se la hapur derën për në kapelën franceskane pas një procesioni. Franceskanët e morën këtë si një shenjë mungese respekti dhe pas një përleshje me grushta e u bënë disa arrestime.

Në prill 2008, në ditën e së Dielës së Palmave një tjetër gridnje shpërtheu në kishë pasi një murg ortodoks u ndoq nga ndërtesa. Kur arriti policia për të ndaluar përleshjet, murgjërit iu turrën edhe atyre.

Dhe këtë vit, “The Washington Post” vërejti nga afër përleshjet midis murgjërve dhe dëshmitarëve që po ndiqnin mrekullinë  e Zjarrit të Shenjtë.

Natyra e pazgjidhshme e këtyre rivaliteteve ka sjellë në një menaxhim goxha interesant dhe unik që daton prej shekullit të 12-të: dy familjeve muslimane iu është besuar detyra të jenë mbrojtësit e dyerve të kishës. Familja Joudeh mban çelësat, ndërsa familja Nuseibeh hap derën e kishës çdo mëngjes dhe e mbyll atë me çelës çdo mbrëmje.

Në një intervistë me CNN gjatë këtij viti, Adeeb Joudeh, mbrojtësi aktual i portës së kishës, një objekt i vjetër prej hekuri mjaft i madhe – e konsideron trashëgiminë e  detyrës së familjes së tij si një metaforë për tolerancën fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për besimin islam dhe atë të krishterë është kisha e Varrit të Shenjtë”, tha ai.

Homologu i tij, Wajeeh Nuseibeh, e përshkroi rolin vital të këtyre dy familjeve muslimane në Jeruzalem  për gazetën “San Francisco Chronicle”, në vitin 2005.

“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë probleme ndonjëherë”, tha ai, duke iu referuar sekteve të krishtera që grinden me njëra-tjetrën. “Ne i ndihmojmë të rregullojnë këto grindje, ne jemi njerëzit neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi
Bota & Rajoni

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Next Post
Nike ka qenë një idhull para se të bëhej një markë sportive

Nike ka qenë një idhull para se të bëhej një markë sportive

“Kush punon dhe gabon”: Urdhëri i Mjekut kërkon mosndëshkim penal për gabime në mjekim

“Kush punon dhe gabon”: Urdhëri i Mjekut kërkon mosndëshkim penal për gabime në mjekim

Efekti zgjedhje? “Jugohrom” në Tetovë mbyll furrat; ajër më i pastër, por shtim papunësie!

Efekti zgjedhje? “Jugohrom” në Tetovë mbyll furrat; ajër më i pastër, por shtim papunësie!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni