Kisha e Anglisë ka ndryshuar qëndrim ndaj marihuanës, duke vendosur që të fillojë një biznes në kultivimin dhe prodhimin e kësaj bime.
Konkretisht, kisha ka një buxhet investimesh prej 12.6 miliardë paund dhe do të çojë ato drejt marihuanës mjekësore.
Investimi në prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e marijuanës rekreative, apo barit, mbetet një temë tabu për ta.
Ata gjithashtu thanë në një deklaratë: “Ekziston një dallim për ne midis marihuanës mjekësore dhe rekreative. Ne nuk kemi asnjë problem me marijuanën që përdoret për qëllime mjekësore”, tha Edëard Mason, shefi i investimeve të Kishës së Anglisë.
Kujtojmë që në Mbretërinë e Bashkuar që nga tetori i vitit të kaluar, përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore është lejuar dhe pacientët mund ta marrin atë me recetë.
Në disa vende, kanabisi u serviret pacientëve që vuajnë nga sëmundje serioze si kanceri, SIDA, skleroza e shumëfishtë, dëmtimet e palcës kurrizore dhe epilepsia.
Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mjekët kanë mundësinë të përdorin përshkruajnë produkte që përmbajnë kanabis për pacientët që vuajnë nga dhimbje të forta. /tesheshi.com/