Një kishë në Britaninë e Madhe ka vendosur të mbajë një meshë në përkujtim të viktimave të Srebrenicës, në 23-vjetorin e masakrës ku mijra muslimanë boshnjakë u vranë në mënyrë brutale nga forcat serbe.
Prifti i kishës në Stourbridge, Nick Kaleniuk tha se “mësimet nga Srebrenica janë të qarta; padrejtësia dhe jotoleranca mund të çojnë në pasoja të tmerrshme”.
“Gjithkush ka përgjegjësinë të kundërshtojë urrejtjen dhe jam krenar që kisha jonë do ta bëjë këtë me një meshë”, tha prifti.
Andrew Tromans, një banor i këtij qyteti dhe menaxher komunikimi për organizimin e ceremonisë përkujtimore për Srebrenicën, tha se duhet mësuar nga ngjarje si ajo.
“Ne duhet të mësojmë nga e kaluara, në mënyrë që të luftojmë kundër paragjykimeve dhe urrejtjes në komunitetet tona lokale”, tha Andrew. /tesheshi.com/