Një sëmundje misterioze e frymëmarrjes që infektoi dhjetëra njerëz në Kinën qendrore nuk është SARS, thanë sot autoritetet lokale.
Epidemia e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute, ose ndryshe SARS, u shfaq në vitet 2002-2003 në Kinën jugore dhe që atëherë më shumë se 700 njerëz vdiqën në territorin e Kinës, Hong Kong dhe vende të tjera.
Frika nga përsëritja e SARS-it është përhapur pasi shumë pacientë janë shtruar në spital me pneumoni virale të pashpjegueshme në kryeqytetin Hubei.
Nga 59 personat, shtatë ishin në gjendje kritike, raporton AP.
Disa pacientë raportohet se kanë punuar në tregun e ushqimit, kështu që komisioni shtetëror njoftoi se ky treg do të mbyllet derisa të përfundojnë testet.
Spitalet dhe mjekët u udhëzuan të raportonin raste të etheve për çdokënd që kishte udhëtuar në zonën e infektuar brenda katërmbëdhjetë ditëve të fundit.
Organizata Botërore e Shëndetit tha që po monitoronte situatën dhe po mbante kontakte me autoritetet kineze, por nuk kërkohej kufizime të udhëtimit ose tregtisë aktualisht. /tesheshi.com/