Asambleja Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës në Kinë, ka miratuar një amnisti për të burgosurit, e teta që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.
Amnistia shpallet me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ajo do të përfshijë mijëra veteranë të luftës dhe të moshuar, si edhe të dënuar në moshë të re ose të sëmurë.
Këto katër kategori të burgosurish vlerësohen se nuk përbëjnë kërcënim për shoqërinë. Amnistia mund t’u jepet vetëm atyre të dënuar para 1 janarit të sivjetshëm.
Nga amnistia do të përfitojnë ata që kanë luftuar kundër agresionit japonez, si edhe në luftën civile të mëvonshme kundër “Guomindanit” (forcave te Çan Kaj Shi-së).
Edhe të burgosurit mbi moshën 75-vjeçare dhe ata me aftësi të kufizuara mund të jenë pjesë e amnistisë. /tesheshi.com/