Sulmuesi i skuadrës së Napolit Eduardo Vargas,filmisht me një gol e hapi rrugën drejt finales për kombëtaren e tij Kilin përballë Perusë, e më pas me një tjetër i dha fund asaj rruge, duke dërguar vendin e tij drejt pistës së finales.
Ndeshja u bë më e lehtë për kilianët pasi Karlos Zambrano u përjashtua pas vetëm 20 minutave lojë. Lajmin tjetër të hidhur për peruanët e dha Vargas në minutën e 42-të, duke realizuar për ti zhbllokuar shifrat.
Në lojë Kombëtaren e Perusë e riktheu një lojtar i Kilit, Gary Medel i cili realizoi në portën e tij për ti barazuar shifrat. Mirëpo, në skenë doli sërish Vargas që realizoi edhe njëherë tjetër për ti siguruar kombëtares së tij finalen e aq shumë kërkuar.
Kështu, Kombëtarja e Kilit e pret në finale fituesin nga çifti Argjentina – Paraguaj. /tesheshi.com/