Uebsajti i njohur “Sekretet për të fjetur”, ka publikuar disa nga intervistat e yjeve botërorw duke dhënë informacione se si pushojnë ata, apo se çfarë shohin në ëndërr.
Fjetja është pushimi më i mirë që një sportist mund ta bëjë para një ngjarje sportive dhe këtë më së miri e dijnë futbollistët, basketbollistët dhe notarët.
Cristiano Ronaldo është shembulli më i mirë se si një sportist duhet të përgatitet maksimalisht për një ndeshje. Që nga koha kur jetonte në Angli, ylli portugez ka mësuar orarin e gjumit duke fjetur herët dhe duke u zgjuar po ashtu herët. 12 janë orët që ‘Topi i Artë’ i kalon në gjumë deri sa ndodh që edhe një pjesë të ditës ta kalojë duke pushuar.
Por, Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi futbollistë i cili që i jep rëndësi të madhe gjumit. I njwjtë është edhe Leo Messi i cili pasi përfundon treningun preferojë të bëjë dy apo tri orë sy gjum. Kur ishte më i ri dhe gjatë fazës së rritjes gjumi e ndihmoi atë të rritet për gjatë punimeve të hormoneve të rritjes. Sot, Messi merr një sy gjumë vetëm për kënaqësi dhe si një ilaç për mërzitje, preferon divanin të pushojë deri sa shtrati është vendi i përkryer për të fjetur i veshur në pizhame.
Në vend të kësaj, Mireia Belmonte nuk është një sportiste që fle shumë. Trajneri i saj përpiqet i ka sugjeruar notares, për të fjetur rreth 8 orë në ditë dhe duke qëndruar e pushueshme mbi divanët e saj në dhomën e ndejës dhe duke mos fjetur në ambiente ku qëndrojnë lulet, pasi ato ia vështirësojnë marrjen e oksigjenit dhe e ngulfasin në frymarje, elemente këto më se të nevojshme për të qenë një notare kampione sikurse Belmonte.
Një tjetër shembull i jashtëzakonshëm është basketbollisti i La Lakes, Kobe Brayant i cili zgjohet në orën 04:30 për të filluar treningun e tij dhe për ta parë emisionin e mëngjesit “Quite Frankly”. Kobe pushon deri në tri ose katër orë gjatë ditës. /tesheshi.com/
Hello! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization?
I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m
not seeing very good success. If you know of any please share.
Thank you! You can read similar blog here: Eco blankets