Disa fëmijë urrejnë të shkojnë në shkollë, rrjedhimisht neglizhojnë për t’iu rikthyer mësimeve te tyre pasi kthehen nga shkolla. Madje ata refuzojnë me kokëfortësi edhe nëse kjo gjë i kërkohet nga prindërit me ngulmim.
Psikologët e fushës thonë se prapa këtij fenomeni fshihen vuajtje të përjetuara nga ana e fëmijës, në familje ose shkollë cka mund të ndikojë në dështimin e tyre në studime. Këto faktorë dhe të tjerë nuk kanë lidhje me nivelin e inteligjencës së fëmijës.
Një ndër elementët që ndikojnë negativisht tek fëmija janë kurrikulat e rënda shkollore, mësuesit ineficentë dhe mungesa e aspektit emocional tek përmbajtja e librave si dhe fokusimi tyre ndaj anës shkencore, cka bën që fëmija të tëhuajësohet nga libri dhe të mërzitet kur fëmija qëndron përpara tij.
Nga ana tjetër, edhe familja ka rrol në tëhuajësimin e fëmijës nga shkolla. Disa aspekte janë mos përkujdesja ndaj ndjenjave dhe situatave emocionale me të cilat përballet dhe kalon fëmija. Mungesa e interesimit të vet prindërve ndaj librit dhe këtu del në pah roli formimit kulturor të prindërve në procesin e edukimit, etj.
Psikologët dhe ekspertët e edukimit japin disa këshilla sesi t’ia bëjmë fëmijëve të dashur shkollën:
1 – Cilësia e edukimit: procesi i mësimdhënies duhet të jetë kuptimplotë në mënyrë që informacionet që përcillen tek fëmijët të kenë lidhje dhe të jenë në përputhje me kapacitetet e moshës së fëmijëve dhe nevojat e saj.
Këtu duhet që shkollat të punojnë në mënyrë intensive për të stimuluar motivimin e nxënësve dhe dëshirën e tyre ndaj mësimit. Shkolla nuk është një “hardisk” kompjuteri që përcjell informacionet në menyre “copy-paste”, por një proces ku dijet transmetohen në përputhje me kapacitetin psiko-emocional të fëmijëve dhe në mënyrë të dashur për moshën dhe ndjenjat e tyre.
2 – Mjedisi shkollor duhet të jetë i pasur me aktivitete cka e bënë jetën e shkollës të pranueshme për fëmijët dhe nga ku ata mësojnë me dashuri shumëllojshmërinë e përvojave të domosdoshme që lidhen me jetën e tyre në komunitet.
3 – Familje e interesuar: Prindërit duhet të tregojnë vëmendjen e duhur ndaj fëmijëve si dhe të angazhohen plotësisht me problemet e fëmijës, madje prindërit duhet të ndërveprojnë me të, si dhe ta vlerësojnë fëmijën e tyre deri në atë pikë që ai të fitojë besim tek vetvetja dhe të bazohet tek to.
4 – Përzgjedhja e mësimeve që i përshtaten fëmijës: Në qoftë se ne harmonizojnë aftësinë e fëmijës dhe dëshirën e tij për mësim me kurrikulat që kemi zgjedhur për t’i mësuar, ne kemi filluar të nxisim krijimtarinë dhe talentet e fjetura tek fëmija dhe të cilat nuk do kenë mundësi të zbulohen në rrethana të tjera në të ardhmen.
5 – Zbatimi i parimit të shpërblimit: kur fëmija fillon të përgjigjet në mësime duhet që prindërit dhe shkollat ta stimulojnë atë nëpërmjet shpërblimeve. Një që këshillojnë ekspertët mund të jetë që prindërit e fëmijës ti japin shkollës dhurata të cilat i jepen fëmijës kur ai përgjigjet dhe angazhohet në mësim. Kjo gradualisht ia bën fëmijës të dashur shkollën dhe nxit dëshirën e tij për mësimnxënie.
Burimi: STARTIMES, Përshtati Enklid Pelari