Për mandatin e katër të Ramës ka folur së fundi dhe bashkëshortja e tij Linda.
Larg çdo protagonizmi politik, por prezente në ambiente politike, ajo komentoi rekordin e të shoqit teksa foli në një forum ekonomik ndërkombëtare që u mbajt këtë të shtunë në Tiranë.
“Edi është në mandatin e tij të katërt. Jam entuziaste dhe e prekur, e mallëngjyer, sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam në 1992: që ta bënim Shqipërinë si e gjithë Europa.
Shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë në Europë, ndaj mbështetën Edin në një mandat të fortë. Ia besuan një mandat tjetër.
Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje. Misioni ynë është të përfundojmë procesin, që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi,” tha ajo.
Sakaq, duke folur për veten e saj në vite, identitetin e krijuar profesional, dha dhe një pasqyë të së kaluarës së afërt të Shqipërisë pas rënies së komunizmit.
“Brenda një viti, nga një vend krejt i izoluar, qindra mijëra njerëz që u larguan si emigrantë. Ne jemi një vend i pasur me ujë, por në shtëpi kjo mungonte tek një pjesë e mirë. Një familje mesatare kishte një shtëpi 30 metër katror për familje. Energjia elektrike kishte mungesa. Në ’91, ’92, ’93, ekonomia informale ishte gjysma e ekonomisë në Shqipëri. Në 35 vite jemi ne brezat e rinj të asaj kohë që qemë në gjendje të fitonim kohën e humbur të prindërve tanë… Duhet të kujdesemi që të rinjtë të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të ecur përpara. Nëse kemi qenë në gjendje të ecim në këtë rrugë zhvillimi, dua të them se ambasadorët më të mirë kanë qenë shqiptarët që jetojnë edhe jashtë Shqipërisë”, tha Linda Rama. /tesheshi.com/